Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Henri Xhaxhiraj. 37-vjeçari u transportua në ambientet e spitalit mesditën e sotme, pasi u vetëplagos me armën e shërbimit.

Ishin familjarët ata që njoftuan policinë dhe ambulancën, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, 37-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-thuhet në reagimin e policisë së Tiranës”, njoftonte policia më herët sot.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA