“Nuk e shmang dot pa e thënë, Putin ndihmoi që procesi drejt BE të merrte një shpejtësi të re”, Rama: Agresioni shërbeu si një zile zgjimi

15/10/2024 10:20

Kryeministri Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregëtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po mbajnë një deklaratë të përbashkët në Këshillin e Bashkimit Europian nw Luksemburg.

Ai theksoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ndihmoi në përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së.

Rama: Më lini t’ju them se kur hyra në këto korridore, një dekadë më parë, ju betohem flokët e mi kishin shumë më tepër ngjyra. 10 vjet kanë qenë një rrugë e gjatë dhe kur mendoj që gjatë këtyre 10 viteve Shqipëria ka dyfishuar PBB-në e saj, thuajse ka tre fishuar pagën e vetë minimale, ka dyfishuar pagën mesatare në sektorin publik, ka ulur borxhin nën 60%, ka rritur investimet e huaja direkte, është shndërruar në destinacionin më në modë e më intensiv të turizmit në Europë, që ka patur rritjen më të madhe të udhëtimit në aeroporte, duke kaluar nga një shifër e ulur prej 1 milion turistësh në vit, më shumë për të qëndruar te shqiptarët nga vendet përreth, në më shumë sesa 10 milion tanimë.

E kur shoh që në procesin e integrimit kemi ndryshuar kaq shumë gjëra së bashku me komisionerin Varhelyi dhe komisioneren von der Leyen, sepse hyjmë në një dinamikë të re dialogu e mirëkuptimi me njëri-tjetrin që nuk mund të jetë o gjithçka, o asgjë në fund, por duhet të jetë diçka midis kësaj dhe siç e thashë edhe Putini na ndihmoi, jemi tashmë, kemi shumë gjëra të reja të cilat nuk ishin kështu për vendet e tjera kur u përpoqën të bëheshin anëtarë të Bashkimit Europian.

Plani i ri i Rritjes është pjesë e kësaj, nuk është vetëm instrument financiar, sepse gazetarët kudo, edhe në Shqipëri shohin vetëm pjesën financiare, por ka të bëjë edhe me integrimin në tregun e përbashkët europian.

Vetëm pagesa, vetëm të qenit pjesë në fund të këtij viti dhe duke nisur nga fillimi i vitit tjetër, që të jemi pjesë e hapësirës së përbashkët të pagesave për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, nënkuptojnë dhjetëra miliona euro të kursyera nga transfertat monetare dhe ky është vetëm një nga shumë gjërat që mund të merren parasysh apo të llogariten. E në fakt, mënyra se si e kemi pritur ne, me shumë inkurajim sepse 5 vjet më parë, këto gjëra dukeshin të pamundura, ndërsa sot janë realitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA