“Një tjetër grup kapitull mund të hapet me Shqipërinë”, ministri i jashtëm hungarez: Të gjitha detyrat burokratike të shtëpisë do të bëhen në Bruksel

15/10/2024 10:57

Një tjetër grup kapitull mund të hapet me Shqipërinë, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së gjatë një deklarate në Këshillin e Bashkimit Europian në Luksemburg.

Ai theksoi se të gjitha detyrat burokratike të shtëpisë do të bëhen në Bruksel, ndërsa mund të ulen për një tjetër konferencë në fund të mandatit.

Ministri i Jashtëm: Siç e thashë në fillim, kur vjen fjala për agjendën e presidencës, çështjen e përshpejtimit të zgjerimet të Ballkanit Perëndimor e kemi vënë ne krye të saj dhe kemi disa plane mjaft konkrete. Njëri prej tyre u realizua sot. Ishte një plan dhe objektiv shumë i qartë i yni për të nisur negociatat e mirëfillta me Shqipërinë. Kështu që mund ta shënjojmë këtë kutizë.

Pjesërisht sepse besoj që nëqoftëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë të duhur atëherë përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6, që ka të bëjë më marrëdhëniet me jashtë dhe është e qartë që praktikisht, pragmatikisht po ta shohësh këtë çështje Shqipëria është gati, ndaj shpresoj që të gjitha detyrat burokratike të Shqipërisë do të bëhen këtu në Bruksel dhe pastaj do të mund të ulemi për një tjetër konferencë ndërqeveritare përpara mbylljes së mandatit të kësaj presidence.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA