Ministri i Jashtëm i Hungarisë, e cila mban edhe Presidencën e radhës të BE nuk e kurseu ironinë gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kryekomisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ministri i Jashtëm hungarez: Nuk është rastësore pse funksionimi i BE-së është mbështetur në traktate, në metodologji, pjesët e të cilave kërkojnë unanimitet kur merren vendime për çështje të rëndësishme.
Më duhet po kështu t’ju them se ato vende anëtare, të cilat e përmendin unanimitetin si pengesë të zgjerimit, në thelb thjesht po kërkojnë justifikime, për të thënë pse nuk janë entuziastë për zgjerimin sepse më besoni, nëqoftëse do të më duhet të emërtoj hapësirën ku hipokrizia apo fushën ku hipokrizia është në krye në BE, atëherë zgjerimi do të ishte një prej tyre, sepse tjetër flasin kolegët e mi përpara audiencës, tjetër midis tyre dhe për fat të keq, më duhet të them që disa prej tyre nuk thonë të njëjtën gjë pas dyerve të mbyllura e përpara, pra ne përpiqemi që ata që thonë diçka ndryshe pas dere, të thonë në fund të ditës të njëjtën gjë, si të gjithë.
Top Channel