“Janë tema interesante për historianët se me kë bëri dashuri nëna e Heroit Kombëtar”, Rama për konfliktin Bullgari-Maqedoni e Veriut-Greqi: Nuk është sulm!

15/10/2024 11:12

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës në Këshillin e Bashkimit Europian solli në vëmendje konfliktin mes Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë.

Rama: E dini që Shqipëria është bërë bashkë me të tjerë me detyrim shumë herë, na bënë bashkë me osmanët pastaj me italianet, jugosllavët, na detyruan të bëheshim çift me Stalinin, ish Bashkimin Sovjetik, Mao Ce Dunin në Kinë, me të gjitha këto çiftime kuptuam që nuk duam të bëheshim çift me detyrim, por të gjenim lumturinë në të vetmin çift që është Shqipëria dhe BE.

E gjetëm  befas vendin tonë të bashkuar me Maqedoninë, më lini të them që nuk ishte kaq keq se mundëm të ndanim situatat tona të zymta me njëri tjetrin, dukeshim si Vladimiri dhe Etragoni në pritje të Godosë, Brukseli dukej një imitim i Begetit, por nuk mendoj që kjo ishte diçka që duhet ta shohim si një histori të pafundme.

Ndihemi të trishtë e them me qindra herë që vëllezërit tanë të Maqedonisë ende nuk kanë qenë në gjendje të hynë në këtë fazë të procesit edhe pse kanë qenë të parët në këtë proces. Ndihem pak në siklet se më duhet të mendoj për poshtërimin e Maqedonisë së Veriut, ndryshoi edhe emrin, i qëndroj gjithçkaje për miqtë tanë bullgarë. Pikëpamje të ndryshme se kush ishte nëna e Heroit Kombëtar dhe me kë bëri dashuri ajo, kishin lidhje kur vendosën të bënin dashuri, janë tema shumë interesante për historianët por nuk mendoj që janë pjesë gjithçkaje që na lidh për t’u bërë pjesë e BE, nuk është sulm. Për ne dhe mua, arritja e BE është të mësosh ta shohësh rrugën me sytë e së ardhmes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA