Humbi jetën në spital pasi u vetëplagos me armën e shërbimit, gardisti ishte vëllai i këngëtares së njohur
15/10/2024 22:25
Ka humbur jetën në spital gardisti 37-vjeçar që u vetëplagos mesditën e sotme me armën e shërbimit.
Henri Haxhiraj nuk i ka bërë ballë plagës së marrë, duke humbur jetën pas disa orësh në spital.
37-vjeçari ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, ndërsa kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke vendosur shirit e zisë.
Nuk dihen detaje rreth ngjarjes dhe arsyet se përse gardisti ndërmori aktin e rëndë.
Top Channel