Hapja e grupkapitullit të negociatave, Begaj: Mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme

15/10/2024 11:50
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shkruan:

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”, shkruan Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA