Luana Alonso u kthye në një nga sportistet më të komentuara në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ajo u përjashtua nga ky kompeticion nga vetë ekipi paraguaian, kjo pasi provokonte shpesh me tatuazhin olimpik në vendin intim dhe gjithashtu largohej nga kampi i skuadrës për të vizituar kryeqytetin francez.
20-vjeçarja duket se tashmë e ka mbyllur me notin dhe i është futur një tjetër rruge në jetën e saj.
Ajo ka hapur llogarinë e saj OnlyFans, duke u ofruar fansave përmbajtje ekskluzive në faqe.
Ish-notarja tashmë krenohet me 1.1 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e saj tani mund të abonohen në përmbajtjen e saj OnlyFans për 35 dollarë në muaj.
Në platformë, biografia e Alonso-s shkruan: “Ish-notari juaj i preferuar. Premtoj se nuk do të pendoheni për këtë. Do të argëtohemi shumë së bashku (në mesazhe)”.
Top Channel