Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në fshatin Vukatanë në Shkodër.

Një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë mbeti i lënduar një 82-vjeçar. Aktualisht i moshuari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.

“Shkodër/Informacion paraprak

Në fshatin “Vukatanë” një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. N., 82 vjeç, banues në fshatin Vukatanë.

Si pasojë është dëmtuar 82-vjeçari, i cili ndoshet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e drejtuesit dhe të automjetit që ka përplasur 82-vjeçarin.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA