Aksident i rëndë në aksin “Ersekë-Leskovik”, përplasen dy makina dhe përfundojnë në kanal, disa të plagosur  

15/10/2024 19:51

Një aksident me tre të plagosur a ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Ersekë-Leskovik.

Sipas informacioneve janë përplasur dy mjete ndërsa kanë rënë në kanal për shkak të goditjes së fortë.

Ka qenë zjarrfikësja që ka nxjerrë të lënduarit nga mjetet dhe janë dërguar më pas në spitalin e Ersekës. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

“Ersekë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në hyrje të qytetit automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. S.

Nga përplasja ka ngelur e dëmtuar drejtuesja e automjetit tip “Benz” shtetasja E. S., dhe dy pasagjerë në këtë automjet, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA