Në ditën e mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE, që çel grup-kapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri Igli Hasani tha se ‘afati që për anëtarësimin është viti 2030’.
Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live” në Top Channel, ministri Hasani tha se dy reformat, e drejtësisë dhe e antikorrupsionit, janë kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani: Duhet të bëjmë maksimumin për arritjet e rezultateve. Të fokusohemi dhe të ecim sa më shpejt përpara, në anëtarësimin para vitit 2030. Ky është synimi kryesor që e kemi shpallur haptazi dhe do përpiqemi ta realizojmë. Është një ushtrim i logjikshëm që ka të bëjë me faktin se në anëtarësimet e mëparshme kaq ka qenë periudha..puna e deritanishme, angazhimi politik, puna teknike. Reformat nuk kanë të bëjnë vetëm me administratën, por edhe në mentalitet. Kemi të bëjmë me një popull që jo vetëm e kanë ëndërruar të jenë pjesë e BE prej dekadash, por edhe nagazhimi është i vërtetë europian.
Dy reforma janë ndërmarrë vitet e fundit, reforma në drejtësi, e dyta reforma për luftën kundër korrupsionit. Janë lëvizje që kërkojnë jo vetëm angazhim të madh, reforma të tilla, janë të pakta vendet e BE që i kanë ndërmarrë. Nga vendet kandidate nuk shoh ndonjë tjetër përveç Shqipërisë. Shqipëria ka 27 aleatë, të gjitha vendet anëtarë, ka Komisionin Europian, ShBA dhe Britaninë, që shtynë përpara anëtarësimin sa më shpejt të vendit tonë.
Top Channel