Nisja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është komentuar sot edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhej në Fier në Festën e Çlirimit.

“Jemi në një ditë tjetër të shënuar për Shqipërinë që do të mbahet mend gjatë bashkë me Festën e Çlirimit ashtu si e mbani në zemrën tuaj tërë këto vite. Sot Shqipëria ulet në tryezën e negociatave në Bruksel tashmë zyrtarisht për të hapur kapituj shumë të rëndësishëm.

15 tetori pra do te mbahet mend për ditën e çlirimit të Fierit, ditën me te rëndësishme për këtë qark ditën e sakrificës të 1900 partizan dhe partizaneve ku 477 prej tyreve dhanë jetën por nga ana tjetër do te mbahen mend për këtë hap të rëndësishëm të Shqipërisë europiane.

Për mua është një nder i jashtëzakonshëm qe gjendem këtu me ju gjithashtu te punoj krah jush për ta çuar më përpara zhvillimin e këtij qarku të njerëzve punëtor, të njerëzve të sakrificës“-u shpreh Balluku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA