“S’kam lexuar asnjëherë në jetë libra”, deklarata e Alba Pollozhanit nxit debat në studio, Monika Stafa: Duhet të isha përgatitur për…! Blogerja: Paragjykuese!

13/10/2024 18:35

Deklarata e Alba Pollozhanit ka nxitur debat në këtë puntatë të “Trotuar” në E Diell.

Ajo u përfshi në debate të ashpra me spikeren e Top Channel, Monika Stafa.

Alba: Meqë morëm vesh për titullin që do të kemi sot..është zarf shpirtëror, kam shkëputur një pjesë të vogël nga një atdhetari im nga Dibra e Madhe, unë nuk jam tip I poezive, nuk është se lexoj libra, nuk kam lexuar asnjëherë në jetë libra që në klasë të parë dhe të dytë, përveç librave profesionalë.

Monika: Duhet të isha përgatitur shumë mirë për të qenë në këtë panel, më vjen shumë keq.

Manushi: Do ta bësh që të lexojë librin e parë, e kupton çfarë misioni historik ke?

Alba: Kam shkëputur një pjesë nga Haki Sharofi, I cili është nga Dibra e Madhe dhe kishte një vepër që quhej “Lavdi Hyjnore”.

Monika: Dua të ndalem tek ajo që the, nuk kam lexuar ndonjëherë libër, kur thua shpirt duhet të pakjtën në jetën tënde të kishe kapur një faqe me dorë, është shumë e lidhur kjo.

Alba: Në këtë pjesë ti ishe pak paragjykuese, mos më ndërpre. Përderisa kam shkëputur një pjesë nga një vjershë…

Monika: Jo nuk ke lexuar. Dua vetëm të të nxis të lexosh më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA