
“Rakia si qumështi i nënës, shkon direkt në tru pa kaluar nga stomaku”, Baba Mondi tregon si do jetë shteti Bektashi: Pa taksa, pa ushtri, pa polici
26/02 22:57
Peizazhet e Beratit dhe lagjes së Mangalemit të lakmuara për çdo piktor kanë tërhequr edhe piktorin Lezhjan Pashk Përvathi i cili ka çelur në këtë qytet një ekspozitë që i dedikohet tërësisht lagjes së vjetër të qytetit të 1 mbi një dritareve.
Cikli i pikturave të përzgjedhura nga autori i veprave përfshin 35 tablo, të vlerësuara nga kolegë e artdashës së shumtë që ishin të pranishëm në çelje të ekspozitës.
Berati u kthye në muzën e piktorit post modern që prej vitit 1988 kur shkoi atje për herë të parë si student.
Piktori Pashk Pervathi është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri ” dhe me titullin “Mjeshtër i madh”. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur përgjatë 10 ditëve.
Top Channel