Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Ersekë.
Shtetasi me iniciale A.K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë plagosur shoferi dhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhet në spital për të marrë mjekim.
“Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel