“Ja si Mehmet Shehu na ndaloi nudot”, Gazmend Leka feston 71-vjetorin në programin “Artkand”

12/10/2024 20:09

Në një intervistë ndryshe në “Artkand” në Top Channel, artisti Gazmend Leka foli për telajon e fundit të sjellë në ekspozitë.

Artisti kujtoi ndër të tjera kohën e diktaturës, ku me urdhrin e Mehmet Shehut, shkolla e përjashtoi teknikën e artit të nudos, që e quante “jo të moralshme”.

“Kur isha unë student, u ndaluan nudot, u quajtën të turpshme. Mehmet Shehu tha ça janë këto, hiqini. Ne u rritëm si brez pa nudot, ishte një gjë esenciale për shkollën e artit. Në ndërrimin e sistemeve ishte mpirë, unë i kam futur nudot gjithmonë në kompozimet e mia, por janë të përziera”-tregoi Leka.

“Është kthim jo në parajsë, por në ferr. Në 97’ e dimë, kemi shpëtuar kot nga plumbat qorr. Ka qenë e tmerrshme, edhe pse sot qeshim”.-shtoi ai.

Artisti feston 71-vjetorin dhe u surprizua nga regjia në studio me këndën e ditëlindjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA