Braktisi muzikën për fenë islamem habit Fero: Më lejohet të marr 4 gra, kam gjendje…

12/10/2024 21:33

Ish-reperi shqiptar Fero, i njohur për karrierën e tij muzikore, ka bërë një deklaratë të befasishme pas largimit nga muzika për t’iu dedikuar plotësisht fesë.

Në një video live të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shpreh dëshirën për të u martuar me më shumë se një grua, duke theksuar se i lejohet kjo sipas besimit të tij të ri.

“Është diçka që më lejohet dhe jam në një gjendje financiare të mirë për ta realizuar këtë”– tha Fero, duke iu referuar stabilitetit të tij ekonomik si një faktor që e mbështet këtë vendim.

Këto komente kanë ngjallur një debat të gjallë mes fansave dhe ndjekësve të tij, pasi ai ka kaluar në një ndryshim të madh jetësor pas vendimit për t’u përkushtuar ndaj besimit.

Ndërkohë, replikat dhe mendimet e ndryshme vazhdojnë të qarkullojnë në mediat sociale, duke e bërë këtë temë një nga më të diskutuarat kohët e fundit. Fero duket i vendosur të ndjekë rrugën e tij të re shpirtërore, pavarësisht reagimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA