Putin mbërrin në samitin e Iranit por shkel rregullat me limuzinën presidenciale (fotot)

11/10/2024 18:46

Presidenti rus Vladimir Putin erdhi sot në një vizitë të paralajmëruar në samitin e organizuar nga Irani në Turkmenistan.

72-vjeçari Putin, mbërriti në Ashgabat për t’u takuar me presidentin iranian Masoud Pezeshkian për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Kremlini publikonte imazhe të Putin që vinte me limuzinën e tij të zezë, megjithëse rregullat në Turkmenistan kërkojnë që automjeti të jetë i bardhë ose ngjyrë metalike.

Teksa vinte në Dhomën Kombëtare Tregtare me limuzinën ruse Aurus, Putin u ngjit në shkallë për të përshëndetur presidentin vendas Serdar Berdymukhamedov, babai i të cilit ka ndaluar makinat e zeza, pasi besonte se sillnin fat të keq në rrugë, shkruan rrjeti The Sun.

Berdimuhamedow, i cili drejtoi vendin deri në 2022, konsideronte të bardhën si simbol të fatit dhe lulëzimit, prandaj shpesh shoferët duhet të lyenin sërish makinat e tyre në ngjyra të çelëta. pas urdhrit të liderit komunist.

Presidenti rus dhe homologu Pezeshkian raportohet se kanë një marrëdhënie “të ngushtë” për çështjet ndërkombëtare.

Takimi i tyre për tensionet në Lindjen e mesme zhvillohet në Turkmenistan, që është nga vendet më të mbyllura në botë, shkruan rrjeti The Sun.

Që prej sulmit ndaj Ukrainës në 2022 Kremlini dhe Irani janë të dy nën sanksionet e vendeve Perëndimore.

Putin tha më herët: “Marrëdhëniet me Iranin janënjë prioritet për ne dhe ato po zhvillohen me sukses. Ne punojomë së bashku në arenën ndërkomëbtare deh pikëmapjet për ngjarjet botërore janë shumë të afërta”.

Komentet e tij u mbështetën nga presidenti iranian Pezeshkian.

FOTO GALERI
4/5
Putin u ngjit në shkallë për të përshëndetur presidentin vendas Serdar Berdymukhamedov, babai i të cilit ka ndaluar makinat e zeza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA