“Për Shqiptarët”, programi që i bën bashkë të gjithë për të dhënë shpresë, kurajo dhe realizuar ëndrra! Ja ku mund ta ndiqni LIVE

11/10/2024 21:22

“Për Shqiptarët”, është spektakli më emocionues me protagonistët e vetëm njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese.

Programi që bën bashkë të gjithë shqiptarët për të dhënë shpresë, kurajo dhe realizuar ëndrra vjen nën moderimin e Elvis Naçit, që bamirësinë e ka kthyer në një kauzë mbarë shqiptare dhe Marina Vjollcës, që rikthehet në shtëpinë mediatike, Top Channel.

Për shqiptarët do të jetë një derë për këdo që jeta e ka sfiduar me humbje dhe dhimbje. Personazhet do të rrëfejnë live historinë e tyre dhe kushdo që do t’u dhurojë dashuri e shpresë mund ta bëjë në transmetimin e drejtpërdrejtë.

Ju mund ta ndiqni live nga ekrani i Top Channel, nga çdo vend i botës falë platformës Digitalb dhe në linkun më poshtë në YouTube.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA