Donald Trump ka zbuluar se vajza e tij më e vogël, Tiffany, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
30-vjeçarja është në pritje të një fëmije me bashkëshortin e saj, Michael Boulos, 27-vjeçar. Trump e ndau lajmin gjatë një ngjarjeje në Detroit. Gjatë fjalimit të tij, Donald përmendi disa persona në audiencë, përfshirë babanë e dhëndrit të tij, Masad Boulos.
“Ai është babai i Michael dhe Michael është një djalë i ri i jashtëzakonshëm dhe ajo është një grua e re e jashtëzakonshme. Dhe ajo do të ketë një fëmijë. Epo, kjo është mirë”, theksoi Trump. Tiffany është fëmija i katërt i Trump dhe e vetmja që pati me gruan e tij të dytë, Marla Maples.
Dy vjet më parë, ajo u martua me miliarderin Michael Boulos, katër vjet më i ri. Burri i saj, trashëgimtari i konglomeratit shumë miliardë dollarësh të Nigerisë Boulos Enterprises, lindi në Liban, u rrit në Nigeri dhe u transferua në SHBA pas takimit me të. Çifti filloi lidhjen në vitin 2018 pas takimit në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi. Ata u fejuan në janar 2021, në fund të mandatit të babait të tyre si president.
Top Channel