Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas agjendës ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.

Agjenda e plotë:

11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë

11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj

12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë

13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama

16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA