
Turma të mëdha njerëzish ishin mbledhur sot në kryeqytetin financiar të Indisë, Mumbai për funeralin e industrialistin Ratan Tata, i cili drejtonte një prej korporatave më të mëdha në vend.
Arkivoli i tij i mbështjellë me flamurin indian rrethohej nga roje nderi, ndërsa një bandë muzikore shoqëronte procesionin në qytet.
Tata, i cili vdiq në moshën 86 vjeçare, raportohet se kishte transformuar kompaninë në një konglomerat ndërkombëtar me interesa të shumta biznesi, që prej programeve kompjuterike deri te automjetet sportive.
“Një titan i industrisë indianë që humbet xhevahirin kryesor të kurorës”, shkruante rrjeti vendas Hindustan Times per te vdekurin.
Tata kishte lindur në Mumbai në 1937 në një familje të pasur të etnisë Parsi — që kishte lulëzuar në biznes gjatë sundimit britanik në vend.
Ai kishte studiuar në New York por u kthye në Indi në 1962 për të punuar në biznesin e familjes.
Kryeministri Modi vlerësonte Tata për “lidershipin e qëndrueshëm të një prej familjeve më të vjetra të biznesit në Indi”, shkruan rrjeti Anadolu.
Top Channel