Spanja kërcënon kontrolle kufitare me Gjibraltarin nëse Britania nuk pranon vendosjen e trupave në ishull (fotot)

10/10/2024 15:22

Mediat britanike raportonin sot se Spanja insiston që qeveria e Anglisë të pranojë stacionimin e trupave të saj në ishull sipas marrëveshjes post-Brexit për Gjibraltarin, ose ndryshe të nisë mbylljen e kufirit të lirë me territorin e njohur si “Shkëmbi”.

Marrëveshja parashikon që Gjibraltari të bashkohet në zonën e lëvizjes së lirë Schengen por Madridi insiston se duhet të ketë forca spanjolle sigurie prezente në portet e aeroportet e ishullit britanik, për të monitoruar të ardhurit.

Zhvillimi duket se vjen pak pasi qeveria e re britanike njoftoi se po i rikthen ishujt Chagos Mauritanisë pas disa vitesh negocjatash.

Duke folur nga rajoni jugor Andalusia, ministri i jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se sistemi i ri dixhital i kufijve në BE do të prekë mijëra qytetarë në të dy anët e kufirit.

Sipas tij, edhe britanikët që jetojnë në Gjibraltar do të lejohen të kalojnë vetëm 90 ditë në Spanjë për çdo 180 ditë, deri në arritjen e një marrëveshjeje të re.

Aktualisht prej dhjetorit 2020, marrëveshja post-Brexit mes Britanisë, Spanjës e BE lejon që qytetarët e Gjibraltarit të mbeten pjesë e zonës pa viza Schengen dhe Spanja ka lejuar rezidentët të kalojnë pa u stamposur pasaportat.

Kështu që rreth 15,000 punonjës nga Spanja në Gjibraltar janë lejuar të punojnë pa u shqetësuar.

Por kjo duket se është ndaluar prej hyrje-daljeve të shumta nga aeroporti i ishullit i cili vitin e kaluar u përdor nga 473,803 pasagjerë, shumica nga ishujt e afërt spanjollë të Malaga e Marbella që frekuentohen nga turistët britanikë.

Albares tha: “Është koha që Britania të pranojë marrëveshjen bujare të propozuar prej kohësh, në rast se nuk dëshiron kufizim të lëvizjes se njerëzve në Gjibraltar”.

Por kryeministri i ishullit britanik Fabian Picardo, ka thënë më parë se “nuk do të lejojë çizmet spanjolle në ishull”, sipas rrjetit britanik Daily Telegraph.

Territori kontestuar britanik ngjitur me Spanjën ka qenë një pikë tensionesh mes dy vendeve që prej ndarjes së tij në 1713, shkruan rrjeti Daily Mail.

Spanja kërkon të ruajë pretendimet e saj mbi territorin por një referendum i mbajtur në ishull në 2002 rezultoi me 98 në favor të mbetjes nën jurisdiksionin britanik.

FOTO GALERI
1/3
Spanja insiston që qeveria e Anglisë të pranojë stacionimin e trupave të saj në ishull sipas marrëveshjes post-Brexit për Gjibraltarin

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta