Rama në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë: Kryemyftiu i Tiranës do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli

10/10/2024 17:04

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.

Gjatë fjalës ai u shpreh se kryemyftiu i Tiranës do të jetë “kryekujdestari” i këtij tempulli.

Rama: Është gëzim i përbashkët ashtu siç qe për të madhin Pejgamber, kjo ishte sprovë e qartë, shpëtim e paqe pastë Ibrahimi. Shoku im, në këtë shtëpinë tonë të vogël për përkushtimin tënd vëllazëror për t’iu përgjigjur komunitetit shqiptar i dha bashkësisë shqiptare mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. Qoftë e mbarë edhe këmba e kryemyftiut të Tiranës i cili sot do të jetë kryekujdestari i këtij tempulli dhe iu priftë e mbara besimtarëve të Tiranës. Zoti e bekoftë Shqipërinë, do ta ngjisim patjetër flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Shqipërinë tonë të lirë.

Presidenti turk, Erdogan zhvilloi një vizitë në Tiranë këtë të enjte, ndërsa shoqërohej nga kabineti dhe bashkëshortja e tij Emine.

Ai fillimisht u takua me presidentin Bajram Begaj, më pas me kryeministrin Edi Rama, ku patën një deklaratë të përbashkët.

Takimi u përmbyll me çeljen e xhamisë së Namazgjasë, ndërsa të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda dhe qindra besimtarë myslimanë.

Top Channel