Presidenti 91-vjeçar afrikan vijon të sfidojë thashethemet për ‘vdekjen’ e tij (fotot)

10/10/2024 16:18

Spekulimet për shëndetin apo vendndodhjen e presidentit 91-vjecar të Kamerunit, Paul Biya kanë qenë në vëmendjen e mediave afrikane kësaj jave.

Ai mori pjesë në një samit mes Kinës dhe vendeve afrikane në shtator por nuk ishte në asemblenë e OKB në New York shkruan rrjeti britanik BBC.

Por pasi mungoi dhe në samitin e vendeve frëngjisht folëse kësaj jave në Paris, zhurmat janë shumëfishuar për mos paraqitjen e tij në publik prej një muaji.

Ambasadori francez në Kamerun tha se Biya ishte “në shëndet të mirë” dhe ndodhej në Gjenevë, që është shtëpia e tij e dytë larg vendit të lindjes.

Por të tjera burime thonin se kjo ishte për arsye shëndetësore pas axhendës së ngjeshur diplomatike të verës.

Në fund të fundit ai është kreu i shtetit më i vjetër në Afrikë, i mundur vetëm ngushtë nga presidenti Teodoro Obiang Nguema i Guinesë fqinje.

Sot zëdhënësja qeveritare René Sadi, bëri mohimin formal të zhurmave që po përhapeshin për vdekjen e tij, duke thënë se do të ishte në shtëpi “brenda disa ditëve”.

Kameruni zë një territor strategjik mes Çadit dhe republikës Qendrore Afrikane, por përballet me dhunën militante rreth liqeni të Çadit dhe në rajonet e tij anglisht-folëse.

Biya nuk është se shquhet për paraqitjet e tij publike por shpesh janë shfaqur në media zhurmat për vdekjen e tij.

Që prej ardhjes në pushtet në 1992, ai ka shmangur sfidat e mëpasshme politike, me manipulime të zgjedhjeve dhe përçarjen e kundërshtarëve të tij shpesh të paaftë.

BBC shton se mandati aktual i Biya përfundon në nëntor 2025, por ka nga ata që kërkojnë që 91-vjeçari të kandidojë përsëri.

Grupe aleatësh kanë sugjeruar ai të kalojë stafetën të djali i madh Franck Biya, i cili nuk ka shfaqur ndonjëherë interes për politikën, por populli ka shprehur pakënaqësinë e tij me stabilimentin politik, veçanërisht në zonat urbane.

Në disa vende te Afrikes qendrore pushtetet e vjetra janë rrezuar nga grushte shteti, përfshi dhe vendin fqinjë Gabon, ku presidenti Ali Bongo u rrëzua nga ushtria vitin që shkoi pasi kishte manipuluar zgjedhjet e vitit 2023.

Biya dhe rrethi i tij besojnë se do të shmangin skenarë të tillë por kjo do të kërkojë lexim të saktë të ndjesisë publike veçanërisht në qytetet e mëdha si Yaoundé e Douala, shkruan rrjeti britanik BBC.

FOTO GALERI
1/2
Biya dhe rrethi i tij besojnë se do të shmangin skenarë dhune por kjo do të kërkojë lexim të saktë të ndjesisë publike veçanërisht në qytetet e mëdha si Yaoundé e Douala

Top Channel