Pas Shqipërisë, Erdogan niset drejt Beogradit, Rama: E sjell në vëmendje si fakt historik. Turqia e ka njohur Kosovën kur…

10/10/2024 14:40

Pas vizitës së tij në Shqipëri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të niset drejt Serbisë.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se vizitën drjet Serbisë e sjell në vëmendje si fakt historik, teksa shtoi se “Turqia e ka njohur e para Kosovën si shtet të pavarur”.

Më tej Rama tha se ‘një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi’.

“Pas kësaj vizite dhe këtij momenti kaq të rëndësishëm, të cilit i shtohet si një vlerë e madhe edhe hapja e xhamisë të madhe të Namazgjasë, presidenti do të niset për Beograd dhe e sjell këtë në vëmendje për t’ju kujtuar të gjithëve një fakt historik. Republika e Turqisë, kur presidenti Erdoğan ishte kryeministër, e ka njohur Kosovën e para, por nuk ka qenë një njohje e Kosovës e para thjesht zyrtare dhe diplomatike; ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale në sinkron me punimet e Parlamentit të Kosovës dhe në momentin kur në televizor, përpara të cilit ishte mbledhur gjithë qeveria me atëherë kryeministër dhe sot president, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar pavarësinë, qeveria e Republikës së Turqisë ka njohur Kosovën. Pra, një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, Republika e Kosovës nuk e gjen dot as gjëkundi”, u shpreh Rama.

 

Top Channel