U shty nga Xhelal Mziu, reagon Milva Ekonomi: Dhuna po kalon çdo kufi, por asnjëherë s’është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit

09/10/2024 19:59

Deputetja e PS, Milva Ekonomi ka reaguar pasi është shtyrë nga deputeti demokrat, Xhelal Mziu.

Në një postim në rrjete sociale ajo u shpreh se agjenda e dhunës që po përpiqen të imponojnë opozitarët po kalon çdo kufi.

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi.

Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese.

Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë.

Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njeherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA