Shyhrete Tahiri-Sylejmani është një nga ato gra që u dhunua seksualisht nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
Në një intervistë për Top Story, ajo tregon tmerret që përjetoi dhe frikën që kaloi për ta treguar publikisht këtë ngjarje.
Si u gjendët të pambrojtura nga dhuna e serbëve?
Ndodhi në vitin 1999. Të flasësh për dhunën seksuale publikisht është një dhimbje që ndoshta deri në varr e merr me vete. Me një forcë, ajo forcë vjen posaçërisht nëse je nënë. Aty e gjen forcën që ta përballosh atë dhimbje kaq të madhe me një fjalë ku shpirti këputet, copëtohet.
Ma ribën dot skenën?
Ishte ditë. Isha me dy vajzat e mia. Dua ta mbaj veten mos të tregoj… Në opinion tim është që serbët, paramilitarët nuk kanë qenë njerëz. Më duket që ata sikur të ishin alienë, jashtëtokësorë. Nuk mundet që njeriu t’i bëj njeriut këto gjëra që janë aq të ndyra, aq të prekshme, aq të poshtra. Shumë vite e kam mbajtur dhimbjen me vete. 17-18 vite nuk e kam rrëfyer asnjëherë. Kam pasur psikologët e mi në Kanada. Jam përgatitur. Çdo mbrëmje thoja: ‘Në mëngjes jam gati’, por në mëngjes nuk isha gati.
Çfarë të ndaloje ta thoje dhe ta çirrje një maskë të dhunës njerëzore?
Paragjykimet. Dhe tani çfarë ka ndodhur dhe ndodh çdo herë, çdo kohë… Përsëri është paragjykimi.
Je larguar në Kanada, për t’iu larguar këtyre paragjykimeve?
Po. Nuk mund të duroja dot.
Top Channel