Trajnerja personale e Ivanka Trumpit ka zbuluar mbi mënyrën se si kjo e fundit qëndron në formë.
Sandy Brockman, një trajnere me bazë në Teksas, tregoi së fundmi se 42-vjeçarja ngre pesha katër ditë në javë, duke shtuar herë pas here një ditë joga.
“Ivanka është e mrekullueshme, sepse ajo thjesht është vetvetja dhe mëson se si të stërvitet”.
Gjatë seancave të tyre të stërvitjes, Ivanka Trump zakonisht i përmbahet të njëjtave pesë ushtrime, duke ndryshuar sasinë e peshës në varësi të qëllimeve të saj në atë kohë.
“Lëvizjet janë gjithmonë të njëjta. Ato janë ngritja e peshave, ‘squats’ me shpinë, shtypje dhe tërheqje.”
Edhe pse trajnerja vuri në dukje se nivelet e forcës së secilit janë të ndryshme, ajo tha se njerëzit duhet të synojnë të ngrenë peshën e tyre trupore. Five Tibetans (Pesë tibetianë) është një sistem ushtrimesh të thjeshta dhe të lehta që nuk kërkojnë kushte të veçanta ose përgatitje të veçantë fizike.
Vlera e tyre reflektohet në rritjen e energjisë, gjendjen më të mirë dhe rikthimin e vitalitetit të përgjithshëm natyror të organizmit. Të krijuara në Himalajet, të njohura edhe si Pesë Ritet e Rinovimit, ushtrimet mbërritën në Perëndim në fillim të shekullit të 20-të.
Top Channel