Përurohet nesër nga Erdogan, Top Channel brenda xhamisë së Namazgjasë një ditë para hapjes (VIDEO)

09/10/2024 18:30

Top Channel ka hyrë ekskluzivisht në ambientet e brendshme të xhamisë së Namazgjasë.

Sot zbulohen disa detaje një ditë para ceremonisë së inaugurimit.

Kapaciteti pritet të jetë për mbi 5 mijë besimtarë, të cilët do të mund të kryejnë ritet e tyre.

Në portën hyrëse është vendosur flamuri shqiptar dhe ai turk. Në arkitekturën e xhamisë mbizotërojnë simbolet e besimit islam.

Themelet e xhamisë kanë nisur në vitin 2015 dhe pritet që nesër të hapë dyert për të gjithë besimtarët myslimanë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA