E ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur Elvana Gjata.

Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin.

Prej shumë vitesh karrierë tashmë, ajo njihet si diva e muzikës shqiptare dhe dallon nga këngëtaret e tjera për zërin e veçantë, stilin e saj dhe si këngëtarja që ka sjellë revulucion në industrinë muzikore shqiptare. Si ndihet Elvana për këto arritje në karrierën e saj?

“Patjetër që ndihem shumë e realizuar dhe e lumtur. Nuk diskutohet, por në të njëjtë kohë kjo më jep një përgjegjësi shumë të madhe edhe më frymëzon që të bëhem edhe më shumë. E mira nuk ka fund”.

Cilin moment të karrierës do të veçonte ajo?

“Unë çdo moment do ta quaja një gur të çmuar në karrierën time artistike, sepse çdo derë që më është hapur apo më është mbyllur, për çdo mundësi që më është dhënë apo marrë, pavarësisht si jam ndjerë e lumtur apo e lënduar, për të gjitha këto unë jam mirënjohëse dhe janë të shtrenjta për mua, sepse këto kanë shtruar rrugën dhe kanë formuar atë që unë jam sot”.

Gjatë intervistës u përmend edhe mbështetja e saj më e madhe në këto hapa, i cili është Andi Gramo. Ai ka qenë me të në çdo hap, ku përmendim këtu pikën më kulminante që ishte realizimi i koncertit “Dekada” në vitin 2023 dhe vazhdon të krijojë gjëra të bukura me të. Cilat priten të jenë projektet e radhës?

“Nuk është një, janë shumë. Shumë. Shumë…”./ TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA