Inside Story/ Qarkulluan 1 miliardë euro, interesat që fshihen pas biznesit të bebeve që kanë operuar pa ligj

09/10/2024 21:20

Terapia e riprodhimit të asistuar e njohur ndryshe si bebet në epruvetë, ofrohet në Shqipëri prej më se 25 vitesh.

Fillimi i këtyre procedurave u dha fund udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit, kryesisht në Turqi për të ngjizur një fëmijë.

Duke qenë një sektor jashtëzakonisht fitimprurës, mendohet se klinikat kanë gjeneruar miliona euro të ardhura, pasi nuk kanë paguar kurrë taksa për procedura të tilla që janë të paqarta ligjërisht.

‘Në këtë fushë janë lëvruar së bashku me mjekimet, 800 mln deri në 1 mld euro për 25 vjet, praktikisht’ u shpreh mjeku, Astrit Bimbashi

Pra, një biznes që fsheh interesa qindra milionë euro. Beteja për dominuar këtë treg të paeksploruar duket se ka nisur që në vitin 2002, kur u aprovua për herë të parë ligji për shëndetin riprodhues. Pavarësisht se asokohe invitro njihej pak edhe nga vetë mjekët, jo vetëm u përfshi në ligj, por zinte një pjesë të konsiderueshme të tij.

Ky është ligji i vjetër që hodhi themelet për invitron dhe surrogacinë. Por, ai përcaktonte se Ministria e shëndetësisë duhet të bënte gati aktet nënligjore për ta bërë të zbatueshëm, akte që edhe 22 vite më pas nuk janë shkruar ende. Si pasojë surrogacia as lejohej as ndalohej. Pra, është operuar në amulli të plotë për mbi 2 dekada.

Ndërsa ky treg u rrit në mënyrë eksponeciale, institucionet bënin sikur nuk e shihnin lumin e reklamave që vërshon për këto metoda të riprodhimit.

Pavarësisht këtij vakumi dhjetëra klinika dhe spitale private ofrojnë in vitron duke bërë që në vendin tonë të jenë me qindra fëmijë që kanë lindur nëpërmjet kësaj teknike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA