Teksa sektori privat po përjeton një boom për shkak të mungesës së rregullave të qarta, shumë të huaj vijnë në Shqipëri për të përfituar nga kjo teknikë.
Një metodë që në spitalet publike nuk ofrohej deri në vitin 2024. Këtë vit, pas një lufte të gjatë proceduriale, kanë nisur rastet e para. Janë kryer të paktën 13 fertilizime in vitro pa pagesë në spitalin publik, Koco Gliozheni.
Në një përgjigje me shkrim Ministria e Shëndetësisë thotë se në vitin 2023 u miratua për herë të parë krijimi i Qendrës së Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, që ka kushtuar 44 milionë lekë.
“Shpresojmë që këtë vit të kemi fëmijën e parë të lindur në sistemin publik me këtë metodë”, u shpreh mjekja, Mira Rakacolli.
Por, pavarësisht optimizmit në nivelet politike të drejtimit, mjekët që shërbejnë aty nuk e fshehin skepticizmin.
‘Të jem i sinqertë nuk e dimë, mund ta hapni faqen e maternitet nëse gjeni dicka të tillë, unë nuk e kam parë. Në mjekësi është e zakonshme konfliktet e interesit të gjërat e vogla”, shpreh mjeku, Astrit Bimbashi.
Pikërisht pas lulëzimit të këtij shërbimi në privat, mjekët aludojnë se fshihen “tregtarët e mikrojetës”, ndaj një pjesë e tyre janë tërhequr. Sipas tyre edhe në draftin e ri përsëritet e njejta skemë si 22 vjet më parë, por me orekse të tjera shumë më të mëdha. Kësaj here bëhet fjalë edhe për banka indesh, gametash, embrionesh dhe surrogaci turistike.
Kur kemi 4 vjet që po presim një ligj që të mbrojë grupet e interesit dhe mjeket. Nenet e këtij ligji për ne janë shprehje e një arrogance jocivile e disa baronëve të vjetër dhe të rinj, që fitimin e ligjshëm dhe të paligjshëm e kanë mbi çdo parim etik dhe profesional për të cilin janë betuar.
Top Channel