Jo vetëm dënime fajësie dhe burg, por edhe pasuritë.
Një dënim penal i shpallur nga gjykata antikorrupsion ndaj ish kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe është pasuar me konfiskimin e pasurisë që ai nuk e kishte deklaruar.
Sipas gjykatës ish zyrtari duhet ti nënshtrohet dënimit me kusht për dy vite, mbasi kishte fshehur blerjen e një apartamenti në Vlorë. I rënë në rrjetën e SPAK tre vite më parë, llogaritë me SPAK ish kryebashkiaku i pati të hapura pasi siç rezulton atij nuk ju kontrolluan vetëm firmat që kishte hedhur në tendera por edhe çfarë kishte deklaruar pranë ILDPKI. Hetimet zbuluan se Fatos Tushe përveçse i deklaruar fajtor për shkelje të barazisë në tendera, merr edhe një dënim të dytë mbasi nuk ka deklaruar siç e kërkon ligji nga 2018 e në vijim blerjen e apartamentit, arredimin dhe një hua.
SPAK ka tërhequr dhjetëra deklarata pasurie për dhjetëra ish zyrtarë e zyrtarë të dënuar , për të verifikuar pasuritë e tyre dhe deklaratat e dorëzuara pranë ILDKPI.
Vettingu pasuror i SPAK më herët u paralajmërua nga hetimet ndaj ish funksionarëve të drejtësisë të pakonfirmuar në detyrë si dënimi i ish kryetarit të gjykatës kushtetuese Bashkim Dedja, ish anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të apelimit Ardian Hajdari dhe pretenca ndaj dy ish gjyqtarëve Fatos Lulo e Guxim Zenelaj .
Top Channel