Gjeniu që zgjodhi Shqipërinë! Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Skoci dhe kthehet për të kontribuar në vendlindje

09/10/2024 13:15

7 vite më parë Top Channel solli historinë e gjeniut të matematikës Rei Dunja në atë kohë një 15 vjeçar me ëndrra të mëdha.

Sot Rei 22 vjeç kthehet në Shqipëri me ëndrra të realizuara. Ai u shkollua në një nga universitetet më të mira në botë, duke korrur suksese e medalje ari.

“Unë arrita të studio në universitetin e Edinburgh për tre vite dhe pas përfundimit të studimeve aktualisht punoj si konsulent në një kompani britanike e cila po merret me zhvillimin e transformatorit të zgjuar në rrjetin energjetik. Diçka që më bëri krenar është fakti se universitetin e Edinburgh i cili është një nga universitetet më prestigjoze në botë, përveç rezultateve më maksimale që parashikon sistemi britanik, unë arrita të marr edhe një medalje nga tre që universiteti jep gjithësej.”, shprehet Rei Dunja.

Tashmë i punësuar në Edinburgh në një kompani prestigjoze, Rei vendosi të kthehet në Shqipëri, jo vetëm nga dëshira për të kontribuar për vendin e tij, por dhe në shenjë mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për shkollimin e tij jashtë vendit.

“Qëllimi kryesor ka qenë kontributi për vendim tim pasi unë kam përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiada të ndryshme, kam ngritur flamurin Shqiptar në këto olimpiada, por unë vij dhe si pasojë e një kontributi të të gjithë shoqërisë shqiptare.”, shton Dunja.

Dikur me ëndrra sot me projekte, i riu 22 vjeçar kërkon të zhvillojë projektin e tij në fushën e energjisë elektrike, një projekt ambicioz që synon humbjen e uljeve në rrjet.

“Kam një ide për të kontribuuar në sektorin energjetik këtu në Shqipëri. Ky project nuk ka nevojë për investim të madh financiar por rezultatet mund të jenë shumë të kënaqshme.”, përfundon Ri Dunja.

Teksa u njoh me botën 22 vjeçari nga Elbasani gjykon se universitetet shqiptare po ashtu gëzojnë të gjithë prestigjin njësoj si universitetet ndërkombëtare, madje në kompeticione të rëndësishme, universitetet tona, kanë arritur majat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA