Ylli i famshëm 84-vjeçar aktualisht është duke promovuar librin “Sonny Boy”, të quajtur sipas pseudonimit të tij gjatë adoleshencës.
Në intervistat për promovimin e librit, i cili do të dalë më 15 tetor, konfirmoi se ai dhe Noor Alfallah, e cila është 54 vjet më e re, janë ndarë zyrtarisht.
Marrëdhënia e tyre u konfirmua në vitin 2022. Dyshja janë takuar me njëri-tjetrin që në fund të viteve 2010 por dy vite më parë ata konfirmuan se ishin në një lidhje. Në qershor të vitit të kaluar, ata u bënë prindër edhe të një djali, Roman, për të cilin vetë aktori kërkoi një test të atësisë.
Sipas një deklarate të përfaqësuesit të mediave të Al Pacino-s, ikona e kinematografisë dhe Noor mbeten miq të mirë dhe po rrisin djalin e tyre së bashku, por nuk është zbuluar saktësisht se kur ata kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes së tyre.