22/11 22:38
Autoritetet në Tampa, Florida, po japin një përditësim përpara uraganit “Milton” dhe të gjithë po theksojnë se sa e keqe mund të jetë kjo stuhi.
Shefi i policisë Lee Bercaw thotë se ai nuk mund të dërgojë oficerë jashtë në kulmin e stuhisë, kështu që njerëzit duhet të ndjekin evakuimet e detyrueshme.
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë më parë, kjo është stuhia e shekullit”, thotë ai.
Shefi i policisë i lutet banorëve të qëndrojnë të qetë, veçanërisht në pikat e karburantit ku mund të ketë pritje të gjata ndërsa njerëzit përpiqen të largohen nga shtegu i stuhisë.
Top Channel