Policia evropiane rihap çështjet e vjetra për identifikimin e 46 grave të vrara ndër vite (fotot)

08/10/2024 17:37

Masa e nisur vitin që shkoi në Belgjikë, Gjermani e Holandë, po zgjerohet tashmë duke përfshirë Francën, Italinë e Spanjën.

Interpol dhe policia e gjashtë vendeve evropiane po rihapin hetimet mbi çështjet e 46 grave që janë vrarë ose kanë vdekur në rrethana të dyshimta, në përpjekje për identifikimin e tyre, njoftonte sot policia ndërkombëtare.

“Ne duam të … sjellim përgjigje për familjarët dhe të bëjmë drejtësi për viktimat”, tha sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jurgen Stock në deklaratë.

Iniciativa vjen pas apelit të Interpol në 2023 për identifikimin e 22 grave të vrara, të cilat kishin mbledhur 1,800 dhënie informacioni nga publiku dhe sollën identifikimin e një gruaje të vrarë 31 vjet më parë në Belgjikë, britaniken Rita Roberts.

Përpjekja është zgjeruar tashmë duke përfshirë çështje të vjetra të mbyllura nga Franca, Itali e Spanja, së bashku me ato nga Belgjika, Gjermania e Holanda, që ishin pjesë e projektit fillestar.

“Edhe informacioni më i vogël mund të jetë i rëndësishëm për këto raste, një kujtim, një histori e treguar, apo një detaj që ndihmon të vërtetën”, tha Stock.

E ndjera Roberts u identifikua nga një tatuazh i luleje të zezë që u njoh nga një anëtar i familjes.

Interpol ka publikuar në faqen e tij të internetit kërkesat e informacionit për trupat e paidentifikuar, shoqëruar me të dhënat e tyre biometrike, përshkrimet fizike apo të veshjes së tyre, shkruan rrjeti Aljaseera.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA