Gjatë takimit të zhvilluar sot me kryetarët e bashkive të vendit, kreu i ekzekutivit Edi Rama ka pasur disa kritika për disa prej drejtuesve, në lidhje me situatën e përmbytjeve apo zjarreve.
Rama ka thënë se qarqe të caktuara nuk shfrytëzojnë kapacitetet e tyre të ndërhyrjeve në raste të emergjenca, por kërkojnë ndërhyrje nga Forcat e Armatosura.
Ai mori si shembull qarkun e Korçës, që sipas tij në raste emergjencat përdor më pas se 70%, ndërsa nga ana tjetër qarku i Shkodrës bën të kundërtën sipas tij, duke shprehur vlerësim ndaj kësaj të fundit.
“Ajo që ne nuk mund të neglizhojmë, është dobësia që shfaqet në reagimin tonë në nivelin vendor, qoftë për zjarre, qoftë për përmbytje. Është e domosdoshme të ketë fokus shumë të veçantë te organizmi dhe trajnimi i strukturës për përmbytjet. Ka pasur dobësi që janë për t’u parë me sy kritik. Të gjitha prefekturat bëjnë një deklarim forcash në dispozicion.
1491 forca dhe prefektura e Korçës ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe ka kërkuar mbështetje nga FA pa arritur të aktivizojë 70% të forcave. Shkodra ka pasur disa emergjenca të rrezikshme, ka angazhim më të lartë të kapaciteteve vendore dhe ka përdorur më shumë kapacitete se ato të deklaruara dhe mbështetje e FA e ka kërkuar vetëm në pak raste specifike.
Ajo që është shumë domethënëse është që në Korçë rezultatet kanë qenë më të dobëta sesa në Shkodër, që do të thotë se kjo është e mundur, pra nuk është shkencë dhe nuk kërkon shkencëtar, por koordinim dhe stërvitje për këtë punë”, tha Rama.
Top Channel