Pa posterin e Ramës dhe me xhama të thyer, si duket sot selia pasi militantët e PD i vunë flakën

08/10/2024 12:58

Ajo që ka mbetur pas protestës së PD-së pasditen e djeshme, në selinë e PS-së, janë xhamat e thyer dhe shenjat e shpërthimit të molotovëve.

Ndërkohë që nga shpërthimi i molotovëve të hedhur nga militantët demokratë mori flakë posteri i Edi Ramës i vendosur në selinë e PS-së, e cila sot është hequr.

Kujtojmë Policia e Tiranës ka bërë me dije se është proceduar në gjendje të lirë Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe sekretar organizativ i Partisë Demokratike, nën akuzën e “organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Pas veprimeve të dhunshme të ndodhura dje në protestën tre orëshe të opozitës, është vënë në pranga një person dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA