“Ky ishte vetëm fillimi”, Berisha thirrje për të liruar protestuesit: Jemi pranë tyre në çdo minutë

08/10/2024 20:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, një ditë pas ‘mosbindjes civile’, deklaroi nga ballkoni i banesës së tij se ‘ky është vetëm fillimi i madh i misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri’.

Berisha shprehet se prania masive e të rinjve është ‘ogur i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë.’ “Ju luftëtarë të vërtetë të lirisë, ishit dje ndërgjegjja e juaj dhe e kombit tuaj”, tha Berisha, i cili e quajti si mosbindjen më të madhe në 32 vite.

Kreu i PD bëri thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar.  “I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë. Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë“, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA