“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00, Top Channel zbulon listën ku do aplikohet projekti
25/02 19:54
Erozioni gllabëron vazhdimisht plazhet me rërë të Shqipërisë.
Në Pyllin e Sodës ky fenomen që përsëritet vazhdimisht po kthehet në shqetësim, pasi kërcënon sipërfaqen bregdetare nga zona e plazhit të Vjetër deri te porti i peshkimit.
Ambientalistët rendisin ndryshimet klimatike ndër faktorët që ndikon erozionin, por e drejtojnë gishtin edhe nga aktiviteti njerëzor.Sipas ambientalistëve, përveç dëmtimit të pyjeve, Pylli i Sodës është i mbushur edhe me mbeturina. Kujdesi ndaj mjedisit dhe mbjellja e pemëve të reja mbeten mënyra e vetme për të zbutur kërcënimin e erozionit.
Top Channel