Miliarderi Elon Musk tha në një intervistë se do të përfundonte në burg nëse zv. presidentja e SHBA, Kamala Harris do të fitojë përballë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Pasi u shfaq së bashku me Trump në një tubim fundjavë, Musk përdori një bisedë dy-orëshe me Tucker Carlson.
“Nëse ai (Donald Trump) humbet, unë jam i shkatërruar”, tha Musk në intervistën e transmetuar në X (ish-Twitter). “Sa mendoni se do të jetë dënimi im me burg? A do t’i shoh fëmijët e mi? Nuk e di”, u shpreh miliarderi.
Intervista e Musk me Carlson vjen pasi ai u shfaq përkrah republikanit të shtunën në tubimin e tij në Butler, Pensilvani. Gjatë intervistës, Musk rriti mbështetjen e tij publike për Donald Trump.
“Pikëpamja ime është se nëse Trump nuk i fiton këto zgjedhje, janë zgjedhjet e fundit që do të kemi”, tha Musk, duke shpjeguar se ai ka frikë se miliona emigrantë që administrata Harris-Biden ka importuar përfundimisht do t’i jepet shtetësia.
“Parashikimi im është se nëse do të ketë edhe katër vite të tjera të një administrate demokratike, ata do të legalizojnë aq shumë ilegalë, saqë në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë shtete patriote”, u shpreh pronari i Tesla-s, duke parashikuar se kjo do të çojë në qeverisje njëpartiake.
Top Channel