Viti i ri akademik në universitetin e Shkodrës nis me sfida, rektori Gjuraj: Disa degë rrezikojnë…

07/10/2024 10:23

3700 studentë kanë nisur sot vitin e ri akademik në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, prej të cilëve 898 për herë të parë.

Këtë vit të ri akademik ka 8 studentë më shume se sa vitin e kaluar në përfundim të fazës së dytë. Në total janë 5600 studente aktive. Për rektorin Tonin Gjuraj, janë disa degë që rrezikojnë te mos nisin vitin e ri akademik për shkak të mungesës së studenteve si historia, fizika apo gjermanishtja.

Sfidat sipas tij janë reformimi i disa degëve të studimit dhe lufta kundër korrupsionit në universitet.

“Nis sot viti i ri akademik, por më lejoni që të rikujtoj që regjistrimet për vitet e para do të vazhdojnë. Siç jeni në dijeni do ketë një raund të tretë. Maturantët s’kanë nevojë të shkojnë drejt portalit e-albania, por mund të vijnë direkt në universitet. Ne kemi ende kuota të lira. Kemi sot në vitin e parë 898 studentë, ose ndryshe 8 studentë më shumë se vitin e kaluar. Ky trend mund të konsiderohet i mirë. Disa programe studimi janë tërheqëse për studentët. Kemi edhe programe që do na duhen të bëjmë analizë të thellë se si mund t’i shpëtojmë ato. Regjistrimet vijojnë deri më datë 27 tetor. Fizika ka një 1 student, ndërsa historia ka vetëm 1 student.”, u shpreh rektori Gjuraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA