Një vit nga sulmi terrorist i Hamasit, ministri Hasani: Shqipëria, e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e pengjeve!

07/10/2024 09:28

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 1 vjetorin e sulmit terrorist të Hamasit në Izrael.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hasani shprehet se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Më tej, ministri bën thirrje të gjithave palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.

Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.”, shkruan ministri Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA