Modelja e njohur e ‘TikTok’ vdes papritur në moshën 25 vjeçare (fotot)

07/10/2024 17:11

Modelja e dashur e rrjetit ka vdekur në moshën 25 vjeçare në atë që bashkëshorti i saj quante “vdekje e panjoftuar, e papritur”.

E ndjera Taylor Rousseau Grigg kishte bërë postimin e fundit në TikTok vetëm disa ditë më parë.

Vajza ishte bërë e famshme në platformën e videove me më shumë se 1.5 milion të abonuar, ashtu si dhe në rrjetin Instagram ku gjithashtu dokumentonte jetën e saj për më shumë se 200,000 fansa.

Video e saj e fundit e disa ditëve më parë ishte mbi vizitën e qenve te saj te veterineri.

Por pas kthesës tragjike të ngjarjeve, bashkëshorti Cameron Grigg ka njoftuar vdekjen papritur të gruas, pa dhënë arsyen.

“Askush nuk priste të përballej me këtë lloj dhimbjeje, veçanërisht për moshën tonë. Vitin e fundit Taylor ka kaluar dhimbje e vuajtje më shumë sesa njeriu mund t’i kalojë gjatë gjithë jetës”.

“Por megjithatë ajo kishte dritë dhe gjithmonë sillte gëzim për të gjithë ata që ishin rreth saj”.

Cameron shtonte më tej: “Ajo është vajza më e fortë dhe e guximshme që njoh, me besimin te Zoti në çdo rrethanë ku gjendej, edhe në momentet më të errëta. E di se ajo më ka shpëtuar jetën mua dhe të tjerëve.”

“Doja që Taylor të dijë që do të vazhdojë të shpëtojë jetë edhe pasi është larguar nga ne. Edhe nëse trupi i saj tokësor i dështoi, kujtimi dhe jeta e saj do të vazhdojnë”.

Cameron shpjegonte se një faqe donacionesh GoFundMe është krijuar për këdo që dëshiron të ndihmojë me kostot, teksa deri në kohën e shkrimit të artikullit kishte arritur në shumën $40,000, shkruan rrjeti Metro.

FOTO GALERI
1/5
E ndjera Taylor Rousseau Grigg kishte bërë postimin e fundit në TikTok vetëm disa ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA