Ankesa për fjalorin e madh shqip/ Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se nuk u përfshi, reagon pala shqiptarë: I ftuam, por s’pranuan 15/01 19:59
Një ekspozitë për të na risjellë në vëmendje, një nga perlat e natyrës shqiptare, sic është Kelmendi, u çel në Galerinë e Arteve në Shkodër.
Janë 55 piktura të artistit Gjelosh Mitaj të frymëzuara nga bukuria e bjeshkëve të Vermoshit, Lëpushës e Selcës. Piktori, besnik i natyrës me veprat e tij të kujton eposin e kreshnikeve.
Mitaj shquhet për stilin e tij të veçantë dhe detajet teksa pikturat e tij janë një promovim i mirëfilltë për një zonë me potenciale shumë të mëdha turistike.
Pjesë e ekspozitës janë edhe 15 portrete të figurave historike me origjinë nga Kelmendi i Malësisë së Madhe.
Top Channel