Shkaqet e stresit në familje, presion edhe nga fëmijët, psikiatrja: Kërkojnë një jetë që nuk u përshtatet të ardhurave

06/10/2024 12:23

Në këto mbi 30 vjet familja shqiptare e ka ndryshuar strukturën e vete po ashtu kanë ndryshuar edhe faktorët stresues.

“Kam parë shumë raste që gratë përjetojnë çrregullime të ankthit e deri në episode degresive kryesisht kur bashkëshortët largohen në vende prej të cilave nuk kthehen rregullisht. Pra ata mund të jenë me vite jashtë dhe gruaja mban familjen dhe këtu flas për 20 vjeçare, 25 vjeçare, të cilat sa martohen ndahen për shkak të emigrimit. Shkaqe të tjera stresuese janë papunësia, alkolizimi. Bashkëshortë të alkolizuar dhe gra në depression kam parë gjithashtu shumë”, shprehet për Top Channel Valentina Asabella, Mjeke Psikiatre.

Presioni social është një faktor stresues. Megjithëse bashkëshortët punojnë fëmijët e tyre i vënë nën presion pasi duan një jetë që nuk i përshtatet të ardhurave që kanë në familje.

Divorcet  për shkak të tradhtisë kryesisht janë faktorë stresi dhe divorcet që tek ne kthehen në të dhunshme, ku bashkëshortët si burra apo gra përpiqen të shfrytëzojnë fëmijët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA