Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka regjistruar rreth 1500 studentë të rinj, 10% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa regjistrimet vazhdojnë.
Dega më e preferuar mbetet Infermieria, ku janë plotësuar të gjitha kuotat që në raundin e parë. Gjithashtu, programet më të kërkuara janë ato të programimit dhe shkencave kompjuterike, si dhe Financë-Kontabilitet dhe Menaxhim Biznesi.
Pavarësisht interesit të ulët për disa degë si Historia dhe Filozofi-Sociologjia, apo dhe programet 2-vjeçare të mekanikës bujqësore dhe detare, rektori i universitetit të Durrësit garanton se asnjë program nuk rrezikon mbylljen, pasi universiteti është i preferuar për cilësinë e kurrikulave të tij.
UAMD numëron rreth 18 mijë student në dy ciklet e studimit, ndërsa për këtë vit akademik ka hapur edhe dy programe të reja studimi: Ekonomi Qarkulluese dhe Edukator për fëmijë 1-3 vjeç, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e të rinjve.
Top Channel