Parku i Shebenikut/ Dyfish turistë, rreth 130 mijë vizitorë për 9 muaj, bizneset nisin të shtojnë kapacitetet

06/10/2024 13:07

130 mijë turistë e vizituan Parkun Kombëtar të Shebenikut në 9 muaj të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i turistëve thuajse është dyfishuar.

Janar-Shtator 2023 Parku Kombëtar u vizitua nga 71 mijë turistë. Rritja e numrit të vizitorëve që shijojnë natyrën e mrekullueshme të kësaj zone ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe padyshim promovimin që i është bërë këtij parku.

Edhe pse të pakta të numër bizneset pritëse po mendojnë të shtojnë kapacitetet e tyre.

Parku rezervon bukuri në çdo stinë, ajrin e pastër, gatimet tradicionale dhe mikpritjen që nuk i mungon asnjëherë banorëve të kësaj zone. Sfidë vazhdon të mbetet ndërgjegjësimi i vendasve për të shndërruar shtëpitë e tyre në bujtina mikpritëse.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA